Ndërroi jetë babai i UNIX dhe gjuhës programuese C

Dennis Ritchie, babai i gjuhës programuese C dhe njëri nga krijuesit e sistemit operativ UNIX ndërroi jetë në shtëpin e tijë pas një sëmundje të gjatë. Dennis Ritchie është...

Dennis Ritchie, babai i gjuhës programuese C dhe njëri nga krijuesit e sistemit operativ UNIX ndërroi jetë në shtëpin e tijë pas një sëmundje të gjatë. Dennis Ritchie është një nga njerëzit më meritor për revulucionin në botën e teknologjis informative, sepse C është thelbi i çdo gjuhe programuese, dhe shumica e teknologjive moderne varet nga ajo që ky ka krijuar.

Dennis Ritchie së bashku me kolegun e tij Ken Tomson, i cili ka shkruajtur gjuhën programuese B, kishin punuar për të zhvilluar një sistem operativ më efikas në mini kompjuterët e atëhershëm. Rezultatin përfundimtar e fituan në vitin 1971 në formën e një sistemit operativ UNIX. Ky sistem operativ, përveç që është baza e Linux ka filluar edhe lëvizjet e tijë në softuerin e hapur, ka vendosur parime për software engineering që vlejnë edhe sotë.

Dennis Ritchie pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në kompaninë Bell Labs, ku krahas punës në UNIX, atje ka zhvilluar edhe gjuhën programuese C. Në atë kohë shumë janë eksperimentuar harduerët, kshtu që programerët softuerikë është dashur të limitojnë programet e tyre të punojnë vetëm në një paisje, ose të harxhojnë shum kohë që ti shkruajnë ato përsëri për të punuar në ndonjë platformë tjetër. Gjuha programuese C ka mundësuar që programet lehtë të transferohen nga një harduer në një tjetër. Tomson dhe Ritchie në vitin 1973 kanë shkruajtur UNIX në C.

Dennis Ritchie lirisht mund të themi se është përgjegjës kryesor për egzistimin e Linux, Android, Mac OS, iOS, Javascript, C dhe shum zbulime tjera në zhvillimin e teknologjis informative. Trashëgimia që Dennis Ritchie ka lënë pas vete mund të barazohet me atë të Steve Jobs, ndoshta edhe më shum./itshqip

RELATED BY