Ndiqe Laptopin tuaj përmes Prey. Mbrojeni atë nga Vjedhja!

Çdo ditë dëgjojmë se sa Laptopa vjedhen gjithandej. Vetë paramendimi se ju ka humbur laptopi së bashku me dosjet tuaja personale, fotot etj mund të jetë tronditëse. Gjithashtu mund...

1anon1

Çdo ditë dëgjojmë se sa Laptopa vjedhen gjithandej. Vetë paramendimi se ju ka humbur laptopi së bashku me dosjet tuaja personale, fotot etj mund të jetë tronditëse. Gjithashtu mund të jetë rrezik sepse personi i cili ju ka vjedhur laptopin tuaj mund të kyqet përmes fjalëkalimeve tuaja të ruajtura nëpër shërbime të ndryshme sikur që janë e-mail, e-banking etj.

Por cila është Zgjidhja?

Prey project është një softuer i lirë dhe pa pagesë i cili shërben për të vëzhguar laptopin tuaj në gjithë botën. Ky softuer i mrekullueshëm punonë në sfond(background) dhe ju aspak nuk do ta keni idenë se programi është i startuar dhe punon.

Prey ju mundëson:
1. Me ndihmën e GPS ose wifi-hotspot të fitoni lokacionin e sakt se ku ndodhet laptopi juaj.
2. Njoftim me armikun tuaj: Ofron mundësi që përmes web kamerës së laptopit ta fotografoni hajdutin. Një dëshmi e fuqishme.
3. Ndjekje të lëvizjeve së tij: Do të mund të bëni screenshot nga ekrani i tijë përderisa punon në kompjuterin tuaj të vjedhur, dhe ka mundësi të mëdhaja ta kapni të loguar në e-mail, facebook etj.
4. Informacione për laptopin tuaj – Listën e Proceseve, Ram Memorien, pllakën amë, informacionet e biosit etj.
5. Bllokim të tërësishëm të laptopit tuaj që e bënë atë të pashfrytëzueshëm vetëm në rast që e gjenë fjalëkalimin që do ta vendosni.
6. Dhe shum opsione tjera.

Hapi 1.
Shkarkoni prey nga faqja zyrtare. Eshtë në dispozicion për: Ubuntu, Windows, Linux, Mac OS dhe për Android dhe iOS.

prey1.png

Pasi që keni shkarkuar, isntaloni të njejtën: NEXT->Agree->NEXT->Install->Finish.

Hapi 2.
Pasi të klikoni Finish do t’ju hapet një dritare e re. Zgjedhni New User->Next. Pastaj mbushni fushat e ofruara me të dhënat tuaja për të krijuar një llogari në Prey, dhe klikoni Create. Mbani mend këto informacione sepse do tju nevojiten gjat rikthimit ose humbjes së laptopit.

prey2.png

Pasi të kryhet procesi i krijimit të llogaris përdoruese, programi do të aktivizohet dhe do të fillojë të punojë në sfond(background).

Në vazhdim duhet të kyqeni në email adresen tuaj që e keni vendosur gjat procesit së regjistrimit dhe të njejtën ta verifikoni.

Për të pasur kontrollë të plotë mbi laptopin tuaj është e nevojshme të kyqeni në kontroll panellin e Prey.
https://panel.preyproject.com – Mund të kyqeni me llogarin që e keni krijuar më herët.

Pas kyqjes tuaj me sukses ne kontroll panellin e Prey do të fitoni listën e plotë e kompjuterëve tuaj të cilët i keni lidhur me Prey.

pray3.png

Me klikim në paisjen do të shfaqet lista e mjetëve që ofron Prey.

prey5.png

Në rast se laptopi juaj është vjedhur, vetëm lëvizni sllajdin kah Missing, dhe menjëher do të filloni të merrni informacione për Hajdutin e Laptopit tuaj.

Bonus: Si fund lexoni kete artikull interesant:
http://www.itshqip.com/ja-pse-nuk-duhet-vjedhur-nga-nje-haker/

RELATED BY