Në Facebook janë duke u përhapur mashtrime lidhur me Timeline.

Ndryshimet e fundit në Facebook tek profilet, i njohur si “Timeline“, disa përdoruesve nuk ju pëlqeu aspak, kështu që disa nga ato përdorues tani kërkojn mënyra se si të...

Ndryshimet e fundit në Facebook tek profilet, i njohur si “Timeline“, disa përdoruesve nuk ju pëlqeu aspak, kështu që disa nga ato përdorues tani kërkojn mënyra se si të rikthejn dizajnin e mëparshëm të profileve.

Natyrisht ka njerëz të cilët këtë “dëshirë” duan të keqpërdorin, dhe kështu që kanë krijuar faqe ose grupe në facebook ku thonë që ka një zgjidhje për të rikthyer dizajnin ose dukjen e vjetër. Duhet cekur fillimisht se një mundësi e till nuk egziston dhe mos u besoni faqeve të tilla, sepse Facebook Timeline nuk mund të ndryshohet.

Një pjesë e madhe e këtyre grupeve ose faqeve, thonë se duhet të bëni “like” diçka dhe më pas Facebook Timeline, në mënyrë magjike do të rikthehet në pamjen origjinale ose të mëparshme. Edhe pse këto faqe janë më shum argëtuese për administratorët e faqeve, ka edhe prej atyre faqeve të cilët kërkojn të instaloni disa programe ose shtojca për shfletuesit, të janë virusë.

Ju sygjerojm edhe njëher që mos tu besoni faqeve të tilla sepse një mundësi për të rikthyer profilin tuaj në gjendje të mëparshme nuk egziston. Më posht ndodhen dy fotografi se si duken këto faqe të rreme./itshqip

(via InsideFacebook)

RELATED BY