Në Youtube për çdo minutë ngarkohen 35 orë video.

Në video shërbimin më të njohur në botë, çdo orë ngarkohen video me gjersi prej 2.100 orëve, ose 50.400 orë çdo ditë. Sigurisht koncepti i Youtube është që kush...

Në video shërbimin më të njohur në botë, çdo orë ngarkohen video me gjersi prej 2.100 orëve, ose 50.400 orë çdo ditë. Sigurisht koncepti i Youtube është që kush dëshiron mund të publikon video, dhe ndoshta përmbajtja e gjeneruar nuk ka edhe ndonjë kualiteti, por nga ana tjetër ka më shumë mundësi për zgjedhje.

Vetëm në muajin maj 2010 në Youtube janë ngarkuar 24 orë video çdo minutë, tani për gjashtë muaj ai numër është rritur për po thuajse 50%, në 35 orë ne ditë video të ngarkuara. Krahasuar me filmat nga holivudi me gjerësi mesatere prej 120 minutave, gjerësia e videove të ngarkuara është e barabart me 176.000 filma holivude të publikuara çdo javë, thotë Youtube.

Ose më thjesht nëse tri TV do të punojnë 24 orë, 7 ditë në javë, 365 ditë në 60 vitet e fundit, përsëri nuk do të mund të publikojnë aq përmbajtje sa është e ngakuar në Youtube çdo 30 ditë!

Sipas Youtube arsyeja kryesore për këtë rritje është fakti që është shtyrë limiti i videove nga 10 në 15 minuta, por edhe për shkak të zhvillimit të celularëve mobil, të cilët ishin përmisuar në mënyrë dramatike, për krijimin dhe ngarkimin më të lehtë të videove. Plotësuese Youtube thotë se më shum kompani e kanë integruar API(Application programming interface) e shërbimit të tyre.

Categories
Lajme

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY