Need for Speed World do të luhet online, dhe pa pages, por…

Duket se Electonic Arts, ka gjetur një model të shkëlqyer për ta promovuar lojën shumë të njohur NFS-World (gara me makina), duke e lansuar të njejtën pa pages dhe...

Duket se Electonic Arts, ka gjetur një model të shkëlqyer për ta promovuar lojën shumë të njohur NFS-World (gara me makina), duke e lansuar të njejtën pa pages dhe njekohësisht duke fituar.

Need for Speed World, do të shfaqet më 20 korik, dhe do të luhet online, do jetë falas të paktën deri ne nivelin e dhjetë. Nëse lojtarët do të duan te perparojnë në këtë lojë, atëherë do të duhet të paguajnë për përmbajtjen tjetër, per makina më të reja, nitro, etj…

World do të jetë i ngjajshëm si gjithë NFS lojrat por në këtë rastë loja eshte online, tani garat mund të bëhen mjaftë konkuruese në mesin e lojtarëve. Sigurisht që do të ketë edhe gara ekipore.

Lojtarët do të mundë ta shkarkojnë klientin, dhe pa pages te provojnë stazet, makinat, dhe lojen deri në nivelin e dhjetë.

Per të arritur nivelin e 50-të,do të duhet blerë para virtuale, me vlerë reale prej 20$.

“Për zbulimin e përmbajtjes lidhur me nivelet, lojtarët do të duhet të blejnë paketën fillestare. Kjo është ekuivalente i kreditëve në Boost (valutave virtuale). Nga këtu, të gjitha nivelet në lojë dhe aktivizimi i tyre janë në dizpozicion së bashku me enxhine të mikro-transkacioneve për përbajtje plotësuese me të cilën mund të blehen për të shpejtuar procesin e aktivizimit të mundësive tjera plotësuese, përmes pagesave” thotë Jesse Abney, menaxher teknik në EA.

Kjo është një super model biznizi i EA, pasi në këtë rastë EA ka dy avantazhe. Avantazhi i parë është që do lejon njerzit ta provojnë lojën dhe kush është i interesuar për te vazhduar atëherë do të duhet të paguan. E cilit nuk e intereson kjo lojë? Avantazhi i dytë është se nuk do te ketë pirateri.

Video triler:

RELATED BY