Nexus 4 arrin një milion shitje!

Nexus 4 ka tejkaluar parashikimet që ishin bërë nga Google dhe LG, kjo pajisje është shitur shumë shpejtë dhe me qmim të ulët. Më shumë se një milion Nexus...

Google1 Nexus 4

Nexus 4 ka tejkaluar parashikimet që ishin bërë nga Google dhe LG, kjo pajisje është shitur shumë shpejtë dhe me qmim të ulët.

Më shumë se një milion Nexus 4 janë shitur, bazuar nga një postim që është bërë në forumin XDA. Duke përdoruar numrat IMEI, antarët e këtij forumi pretendojnë se kanë zbuluar një mënyrë për tu njoftuar me shifrat e shitjeve të smartphone-ve si iPhone 5 dhe Galaxy S3 .

Numri IMEI i Nexus 4 jo vetëm se zbulon vendin e shitjes por edhe vendin se ku është prodhuar pajisja, dhe nga kjo vërehet se Nexus 4 në Turqi është prodhuar 999.998 herë.

Nexus 4 vjen me një procesor S4 , quad-core me një RAM mbreslënës prej 2GB duke u krahasuar me pajisjet si Xperia Z , BlackBerry Z10 dhe Galaxy s3. Gjithashtu Nexus 4 vjen me sistem operativ Android me versionin Jelly Bean.

Në disa raporte thuhet se Nexus 4 fillimisht është shitur rreth 400.000 herë, por nëse këto shifra janë reale atëherë Google do të jetë i kënaqur që ka bashkpunuar me LG.

Google po ashtu pati sukses me Nexus 7 nga Asus që kompania do ta zëvendësoj këtë pajisje me një ekran të hollë dhe të kualitetit të lartë HD. /ITshqip

RELATED BY