Nga kerkimet ne Google shfaqen te dhena te ndjeshme tek rrjeti social Blippy

Rreth 200 transaksione të ndryshme nga përdoruesit e rrjetit të ri social Blippy janë ekspozuar në Google përfshir edhe të dhëna të ndjeshme siç janë numrat e kredit kartelave.Deri...

Rreth 200 transaksione të ndryshme nga përdoruesit e rrjetit të ri social Blippy janë ekspozuar në Google përfshir edhe të dhëna të ndjeshme siç janë numrat e kredit kartelave.Deri tek ky informacion ka mundur të arrihet me një kërkim të thjesht ne Google dhe ky informacion ka qen i pranishum për muaj të tërë.

Blippy është një rrjet i ri social, i cili lejon përdoruesit që të shfaqin blerjet e tyre të fundit për vete apo shoqërin e tyre.Ky sistem funksionon duke analizuar të dhënat që përdoruesit japin për kredit kartelat që kanë perdorur në blerjet e tyre.Teorikisht ky sistem funksionon dhe shfaq të dhënat në këtë menyrë: “[përdoruesi] hargjoi [shumëen]$ në [produktin].”
Dhe në fakt sistemi që punon në këtë menyrë nuk do duhej të shfaqte të dhëna të ndjeshme siq jan numrat e kredit kartelave. Megjithatë, Philip Kaplan – presidenti i Blippy, shpjegon se muaj më parë, kur shërbimi ishte ende në fazën testuese, disa nga këto të dhëna të papërpunuara ishin ende të qasshme në kodin burimor të faqes për qëllime testimi.

“Kaplan ka shkruar ne uebfaqen e tij se edhe pse këto të dhëna nuk kanë qenë te dukshme ne uebfaqe por kan egzistuar ne kodin burimor te faqeve në kërkimet e bëra ne Google janë shfaqur edhe disa numra të kredit kartelave (4 nga mijëra në këtë rast).Ky informacion kishte filluar të përhapet në Twitter dhe kompania ka kërkuar nga Google që ky informacion të largohet menjëher.”

Kjo nuk është hera e parë që numrat e kredit kartelave janë shfaqur në rezultatet e kërkimit tek Google. Në mars të vitit të kaluar, një teknik australian i informatikës kishte zbuluar një list prej rreth 22.000 numrave te kredit kartelave që shfaqeshin si rezultat i kërkimit në Google.
Krahasuar me këtë, lëshimi i bër nga Blippy, ku prekenvetëm katër numra te kredit kartelave, mund të duket i parëndësishëm. Megjithatë kjo duhet të shërbej si një mësim për te gjitha lëshimat që mund të ndodhin, qoft edhe ne kodin burimor te faqeve.

“Ne jemi të fokusuar jashtëzakonisht për sigurin dhe jemi duke bërë përpjekje për të forcuar sigurinë tonë dhe për tu siguruar që njëgjë e tillë të mos ndodh përsëri. Ne kohët e fundit ne kemi mar $ 11.200.000 nga investitorët dhe një shumë e konsiderushme nga këto t

RELATED BY