Nintendo 3DS me 5 milionë shitje në SHBA

Nintendo ka arritur një moment historik, duke njoftuar se ka arritur të shesë 5 milionë aparate 3DS që nga debutimi i saj në Mars të vitit 2011. Nintendo ka...


Nintendo ka arritur një moment historik, duke njoftuar se ka arritur të shesë 5 milionë aparate 3DS që nga debutimi i saj në Mars të vitit 2011. Nintendo ka njoftuar gjithashtu shifrat e shitjes themelore për disa lojëra: The Legend of Zelda: Ocarina of Time 3D (1 milionë), Super Mario 3D land (2.1 milionë) dhe Mario Kart 7 (1.75 milionë).

Nintendo gjithashtu përmendi se kompania mban një pjesë prej 75 për qind të tregut për haruderët portativ për muajin e dytë rrjeshtë tani. Në Japoni poashtu janë shitur rreth 400.000 njësi. Në muajin Qershor, Nintedo ka shitur 150.000 njësi 3DS, 150.000 njësi familjare DS dhe rreth 95.000 njësi Wii./itshqip

RELATED BY