Nintendo 3DS mund të dëmtojë sytë e fëmijëve.

3D përmbajtjet në kohët e fundit janë gjëje  më e re dhe shum e kërkuar, si në industrinë e filmave ashtu edhe të televizionit, dhe së shpejti pritet të...

3D përmbajtjet në kohët e fundit janë gjëje  më e re dhe shum e kërkuar, si në industrinë e filmave ashtu edhe të televizionit, dhe së shpejti pritet të jetë gjëja më e madhe edhe në industrinë e lojrave. Por, Nintendo publikoi paralajmërim në lidhje me konsolën më të re të tyre për lojra 3D, e cila pritet të shfaqet në treg shum shpejt.

Sipas Nintendo, për të luajtur në 3DS konsolën më të re, nuk është e nevojshme për 3D syza speciale, por nuk është e sigurt për fëmijët nën moshën 6 vjeçare, dhe mund të dëmtojë rënd shikimin e tyre.

Kompania për video lojra publikoi një paralajmërim në ueb faqen japoneze.

“Shikimi tek fëmijët deri në gjasht vjeç është ende në fazën e zhvillimit. Kompania ka frikë se 3D përmbajtjet japin imazhe 3D në të djathtë dhe të majtë, të cilat kanë ndikim dhe potencial për të dëmtuar sytë e fëmijëve”, qëndron në paralajmërimin e lëshuar.

Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se Nintendo 3DS do të shfaqet në treg në fund të vitit 2010, kjo paisje si duket do të lansohet në tregun japonez në shkurt, ndërsa në Europë, SHBA, dhe në vendet tjera të botës një muaj më vonë. /itshqip.com

RELATED BY