Nintendo prezentoi 3DS

Prodhuesi japonez i konzolave edhe oficialisht publikoi pasardhësin e të njohurit DS, i cili gamerëve do të ju mundëson të luajnë lojra 3D, pa nevojën e syzave të pasaçme....

Prodhuesi japonez i konzolave edhe oficialisht publikoi pasardhësin e të njohurit DS, i cili gamerëve do të ju mundëson të luajnë lojra 3D, pa nevojën e syzave të pasaçme.

Gjatë kohës së E3 panairit që mbahet në Los Angeles për video-lojra, ndodhi ajo që Nintendo disa muaj më parë e kishte paralajmëruar – u prezentua konzola e parë tre-dimenzionale, për të cilën nuk do të ketë nevojë për syza të posaçme.

Konzola e quajtur 3DS përveç lojrave, do të mund të shfaq edhe filma 3D, kurse me ndihmën e dy kamerave do të bëhen edhe 3d imazhe.

Nintendo 3DS ka dy ekrane, një sipër paisjes dhe një të poshtëm. Ekrani i sipër ështe me madhësi prej 3,53 inc dhe mundëson 3D shfaqje si dhe ka një rezulucion prej 820×240 piksel. Ekrani në pjesën e poshtme është ekran në ndjeshmëri në prekje, madhësia e të cilit është 3,02 inç dhe ka një rezulucion prej 320×240 piksel.

Cmimi ende nuk është bërë publike, kurse në treg pritet të shfaqet kah fundi i vitit.

Video:

RELATED BY