Një haker arriti të startojë Siri edhe në iPhone 4

Hakeri Steve Troughton Smith pati sukses të startojë asistentin personal Siri në iPhone4. Siri është në dispozicion eksluzivisht vetëm për iPhone4S dhe është softuer i cili ekzekuton komanda përmes...

Hakeri Steve Troughton Smith pati sukses të startojë asistentin personal Siri në iPhone4. Siri është në dispozicion eksluzivisht vetëm për iPhone4S dhe është softuer i cili ekzekuton komanda përmes zërit.

z.Troughton-Smith përmes Twitter drejtëperdrejtë paraqiti hakimin e Siri-t, dhe publikoi dy video të cilat shfaqin aplikacionin se si starton dhe punon, por në video nuk shihet nëse Siri në iPhone4 reagon ose përgjigjet në komandat e zërit.

Sipas 9toMac, nuk ka probleme teknike për Siri që të shfaqet edhe në gjeneratën e mëparshme të iPhone 4, sepse hardueri i telefonit, më sakt procesori A4 mund të mbështet pa problem intelegjencën artificiale të Siri-t. Ndoshta problemi qëndron në mbështetjen speciale të mikrofonit sepse me procesorin A5 në modelin 4S aplikacioni funksionon ashtu siç është i projektuar ose i paramenduar./itshqip

RELATED BY