Njeriu vs Kompjuteri?

Këtë dimër në kuizin e njohur “Jeopardy!” do të marin pjesë dy konkuruesit më të mirë të kuizit deri më tani, dhe njëkohësisht më të sukseshmit, Ken Xhenings dhe...

Këtë dimër në kuizin e njohur “Jeopardy!” do të marin pjesë dy konkuruesit më të mirë të kuizit deri më tani, dhe njëkohësisht më të sukseshmit, Ken Xhenings dhe Bred Ruter. Megjithatë, ata nuk do të luajnë kundër njëri-tjetritë, por si kundërshtarë do të kenë Vatson(kompjuterë) i cili imitonë, intelegjencën njerzore, raporton CBS.

Vatson është “fëmiu” më i fundit i IBM, dhe është i aftë të përgjigjet në pyetje të parashtruara me gjuhë natyrale dhe gjith kjo për një kohë të shkurtër, duke e bërë kështu shum të përshtatshëm për të marë pjesë edhe në kuize. Në faktë, Vatson është kompjuterë i projektuar për të imituar intelegjencën njerzore.

Ky kuiz, do të zgjatë tri ditë, nga 14-16 shkurt të vitit 2011, ky kuiz të bën të përkujtoshë ndeshjen mes mjeshtrit të shahut Gari Kasparov dhe IBM kompjuterit Dip Blu, ku dhe fitoi Kasparov.

Megjithatë, kuizi “Jeopardy!” nuk është aspak i ngjajshëm me shahun, as që kërkon përgjigje të thjeshta po/jo. Formati i pyetjeve është shum specifike, dhe për përgjigje të duhur është e nevojshme për të kuptuar, metaforën, zhargonin, shkurtesat, aluzionet dhe gjëegjezat.

Kompjuteri i cili emrin e tij e kishte fituar nga themeluesi i IBM, Tomas Xh. Vatson (ang. Thomas J. Watson), në ekran do të paraqitet vetëm si një avatar(një llojë fotografie identifikuese). Ekipi i zhvillimit të intelegjencës në IBM tash më kishte kryer analiza dhe testime të shumta, duke përfshi këtu dhe 50 tentime kundër ish-kampionëve të “Jeopardy!”. Por, as përfaqësuesit e kuizit, por as ekipi i IBM nuk dëshirojnë ti zbulojnë rezultatet.

Përndryshe, fituesi do të fiton çmim prej një milion dollarë. IBM kishte njoftuar se nëse arrijnë të fitojnë, parat do ti dhurojnë për bamirësi, ndërsa Xhenings dhe Ruter janë të gatshëm menjëherë të japin gjysmën e asaj çfarë do të fitojnë.

Nga IBM shpresojnë se prezentimi i teknologjisë se tyre do të ketë aplikim praktik në jetën e përditshme, si psh. ndihmë të mjekve në ofrimin e dijagnozës ose në zgjidhjen e problemeve në qendrën për mbështetje teknike./itshqip.com

RELATED BY