Nokia debuton pajisje të dizajnuar për qasje të shpejtë në internet

Pajsijet e mençura mund të jenë pajisjet më të shitura në mbarë botën, por një numër i konsiderueshëm i përdoruesëve ende preferojnë pajisje me funksione themelore. Për këtë Nokia...

Nokia 207 dhe 208 1Pajsijet e mençura mund të jenë pajisjet më të shitura në mbarë botën, por një numër i konsiderueshëm i përdoruesëve ende preferojnë pajisje me funksione themelore.

Për këtë Nokia është përkujdesur duke debutuar pajisjet e saj me aftësi për të përdur rrjetin 3G, 207 dhe 208, që janë dizajnuar pikërisht për t`i ofruar përdoruesëve qasje të shpejtë në internet.

Nokia 207 dhe 208 2207 dhe 208 janë në dispozicion në katër ngjyra: të bardhë, të zezë, të kuqe dhe të verdhë.  Ato ofrojnë qasje në internet dhe kanë të instaluar aplikacionet si Facebook, Twitter dhe WhatsApp.

” Nokia 207 dhe Nokia 208 janë dizajnuar për njerëzit që pëlqejnë telefona klasik dhe me tastierë tradocionale, por nuk do ju mungojë përvoja e smartphone-ve pasi që ofrojnë konektim me rrjetet social dhe qasje në internet ” tha Timo Toikkanen, zëvendës-kryetari i kompanisë mobile finlandeze në një deklaratë.

Nokia 207 dhe 208 3Dallimimet kryesore ndërmjet 207 dhe 208 janë se 208 ka një kamerë me disa karakteristika të mençura dhe vjen në dy variante, me dy SIM kartela dhe një SIM kartel. Nokia 207 nuk ka kamerë dhe ka vetëm një hapsirë për SIM kartelë dhe kushton 68 dollar./itShqip

 

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY