Nokia dhe Microsoft fillojnë bashkpunimin.

Ka ekosisteme tjera mobile, por ne do ti ndalojmë ato! thonë nga Microsoft dhe Nokia duke lajmëruar kështu partneritet, ku Nokia do të përdorë Windows Phone si shembull sistemin...

Ka ekosisteme tjera mobile, por ne do ti ndalojmë ato! thonë nga Microsoft dhe Nokia duke lajmëruar kështu partneritet, ku Nokia do të përdorë Windows Phone si shembull sistemin operativ për telefonat dhe kompjuterët tabletë në të ardhmën, kurse gjithastu do të përdorë Bing si shfletues, Microsoft do të përdor Nokia Maps, dhe të dy kompanitë do të punojnë në idetë e ardhëshme për zhvillim të aplikacioneve në paisjet mobile.

Nokia mban një pjesë të madhe në tregun mobilerik, ka më shum telefona të shitura, por gjithashtu ka edhe sisteme operative mobile të dështuara për telefona të mençur, i cili është problem në ditët e sodit sepse sot çmohet paisja sipas sistemit operativ dhe aplikacioneve të nevojshme në të.

Edhe drejtori i Nokia-s dhe ish drejtori i biznesit në Microsoft Office, Stiven Elop, dërgoi një letër deri tek punonjësit e tij, duke ju thënë se “Ne qëndrojmë në një platformë të djegur” duke komentuar kështu konkurencën e madhe e cila gjithnjë e më shum po e ngulfat Nokia-n. Shembull, Symbian(sistemi operativ i Nokia), ka diku 20.000 aplikacione, Andoird ka 100.000 dhe është në rritje të shpejtë, kurse iOS sistemi operativ i Apple posedon diku 300.000 aplikacione.

Këtu, në tregimin e tregut të meçur, futet Microsoft i cili para një kohe publikoi platformën mobile Windows Phone 7, i ridizajnuar nga fillimi dhe gjithçka më ndryshe nga sistemi operativ i mëparshëm Windows Phone. Edhe pse Windows Phone 7 është platformë e re me një numër të vogël aplikacionesh, diku më pak se 10.000, ende ka potencial sepse është i dizajnuar për telefonat e mençur. Pastaj mos të harojmë faktin se Microsoft dhe Nokia janë dy kompani gjigande dhe kompani më me ndikim, ose me një fjalë janë një konkurencë serioze, dhe sigurisht në të ardhmën do të shikojmë gjëra interesante në tregun.

Me bashkpunimin, Windows Phone platforma do të jetë sistemi operativ kryesor i telefonave të Nokia, që do të thotë Symbian dhe Meego, që tashmë do të jenë me kod të hapur, dhe do të lihen anash. Ja dhe disa nga detajet e bashkpunimit:

– Nokia do të kontribojë në ekspertizën harduerike dhe mbështetjen gjuhësore për të sjellur më shumë përdorues në Windows Phone.
– Nokia dhe Microsoft do të bashkpunojnë në zhvillimin, do të kenë iniciativa të përbashkëta të marketingut, dhe do të shpërndajnë plane të zhvillimit për produkte tjera mobile.
– Bing do të jetë shfletuesi(ang.browser) kryesor i paisjeve të Nokia. Microsoft adCenter do të mundësojë shërbime reklamash për paisjet e Nokia.
– Nokia Maps do të jetë pjesë themelore për shërbimet e Microsoft për maps, do të jenë të integruar në Bing dhe adCenter për të mundësuar kërkim dhe ekspertizë reklamesh.
– Nokia në pagesat do të mundëson që të blehen shërbimet e Windows Phone në vendet ku përdorimi i kartelave krediti është më e dobët.
– Do të përdoren veglat e Microsoft për zhvillimin ose krijimin e aplikacioneve për Nokia Windows Phone telefonat.
– Microsoft do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e Windows Phone
– Kurse online dyqani i Nokia-s për përmbajtje dhe aplikacione do të integrohet në Microsoft Marketplace…/itshqip.com

RELATED BY