Nokia lanson #2InstaWithLove

Krijuesi i telefonisë mobile, Nokia, ka apeluar tek zhvilluesit e Instagram-it për lansim të ndonjë versioni për pajisjen e tyre Windows Phone 8. Pas thirrjes që i është bërë...

Instagram Nokia ITshqip

Krijuesi i telefonisë mobile, Nokia, ka apeluar tek zhvilluesit e Instagram-it për lansim të ndonjë versioni për pajisjen e tyre Windows Phone 8.

Pas thirrjes që i është bërë Instagram-it, kompania ka lëshuar një aplikacion që quhet ” #2InstaWithLove ” i cili është versioni i parë i lëshuar për përdoruesit me sistem operativ nga Microsoft.

” Shumë përdorues të Windows Phone kanë pyetur se kur do të vijë Instagram për këtë pajisje, por përgjigjja është kthyer me lansimin e #2InstaWithLove ” tha Nokia.

Ky aplikacion i lejon përdoruesëve të bëjnë foto dhe automatikisht mund ta kthejn në stil të Polarioid pra të ngjajshme me Instagram-in.

Sipas Nokia-s, ky aplikacion i lansuar nuk ka për qëllim të konkurrojë me Instagram, por thjeshtë është plotësuar kërkesa e përdoruesve të Windows Phone 8./ITshqip

RELATED BY