Nokia lanson Lumia 520 dhe Lumia 720

Në Kongresin Mobil Botëror që është duke u mbajtur në Barcelonë, Nokia lansoi dy pajisje të reja Lumia 520 dhe Lumia 720. Nokia Lumia 520 ka një ekran 4...

Nokia Lumia 520 dhe 720jpg

Në Kongresin Mobil Botëror që është duke u mbajtur në Barcelonë, Nokia lansoi dy pajisje të reja Lumia 520 dhe Lumia 720.

Nokia Lumia 520 ka një ekran 4 inç, procesor dual-core 1GHz, 512MB RAM, 8GB hapsirë e cila mund të rritet përmes microSD, dhe një kamerë 5 mega piksel.

Lumia 520 do vijë në Hong Kong dhe Vietnam gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërsa në Evropë, Azi , Afrikë gjatë tremujorit të dytë.

Po ashtu edhe Lumia 720 është prezantuar sot e cila ka performanca më të mira, pra ka një ekran 4.3 inç, një procesor 1GHz, 512MB RAM, 8GB hapsirë e cila mund të rritet përmes microSD dhe një kamerë 6.7 mega piksel.

Lumia 720 vjen në pesë ngjyra dhe është në dispozicion në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor gjatë këtij tremujori me çmim 329 dollar. Ndërsa në marketet e vendeve tjera si në Kinë, Evropë, Azi, Afirkë dhe Indi do jetë në dispozicion gjatë tremujorit të dytë./ITshqip

RELATED BY