Nokia lanson Lumia 625, pajisja më e lirë me rrjetin 4G LTE

Nokia zyrtarisht ka konfirmuar modelin më të ri, Lumia 625, një pajisje e bazuar në Windows Phone. Edhe pse nuk është në rang të njëjtë me pajisjen e lansuar...

Nokia Logo Connecting People

Nokia zyrtarisht ka konfirmuar modelin më të ri, Lumia 625, një pajisje e bazuar në Windows Phone.

Edhe pse nuk është në rang të njëjtë me pajisjen e lansuar dy javë më parë, Lumia 1020, kjo pajisje është njëra ndër pajisjet me rrjetin 4G që është më e lira.

Lumia 625 ka ekran me madhësi 4.7 inç, procesor 1.2 GHz, 512MB RAM dhe 8GB hapsirë të lirë. Gjithashtu mund të përdoren microSD për të zgjeruar hapsirën e magazinimit.

Nokia lanson Lumia 625, pajisja më e lirë me rrjetin 4G LTE

Ashtu si disa pajisje të shtrenjëta të bazuara në Windows Phone 8, edhe ky model mbështet ekranin Coring Gorilla Glass 2, i cili i përket teknologjisë së fundit nga Nokia për ndjeshmëri ekstra duke ju lejuar të përdorni pajisjen edhe me doreza apo me gozhdë.

Në pjesën e pasme të Lumia 625 gjendët kamera me 5 mega-piksel që ju mundëson rekordim të videove në formatin 1080p, gjithashtu përfshijnë edhe aplikacionet për kamerë si Smart Cam, Cinemagraph dhe Panorama.

Ajo që e bënë këtë pajisje edhe më të veqantë është mbështetja e rrjetit 4G LTE. Po ashtu, Lumia 625 do shitet në pesë ngjyra si të verdhë, jeshile, të bardhë, portokalli dhe të zezë. Pajisja do të kushtoj 220 Euro dhe do fillojë shitjet në Evropë, Kinë, Indi dhe Amerikën Latine./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY