Nokia prezanton tabletin N1 me Z Launcher

Ndoshta ju duket e çuditshme, por Nokia ende është duke prodhuar pajisje hardurike. Kompania kishte shitur biznesin e telefonave mobil tek Microsoft vitin e kaluar, por ende ka pjesën...

Nokia prezanton tabletin N1 me Z Launcher

Ndoshta ju duket e çuditshme, por Nokia ende është duke prodhuar pajisje hardurike.

Kompania kishte shitur biznesin e telefonave mobil tek Microsoft vitin e kaluar, por ende ka pjesën e saj teknologjike (produkti i parë është Z Launcher që punon tek pajisjet me Android).

Tani, Nokia ka lansuar produktin e parë të saj harduerik: Nokia N1, një tabletë me Android që duket ngjajshëm me iPad Mini.

Duke poseduar ekran 7.9 inç, N1 ndan të njëjtën formë me tabletën Mini nga Apple; njëkohësisht çmimi (249 dollarë) është i njëjtë me gjeneratën e parë të iPad Mini, i cili është ende në dispozicion në Apple Store.

Por N1 është më shumë i përafërt me pajisjen e fundit iPad Mini për nga fuqia hardurike që mbërthen. Sipas Nokia-së, pajisja ka rezolucion 2048 x 1536, procesor Intel Atom me 2.3 GHz, grafik 533MHz PowerVR, 2GB memorje, 32GB hapsirë për akumulimin e të dhënave, 8 mega-piksel kamerën mbrapa kurse atë përpara me 5 mega-piksel.

Nokia prezanton tabletin N1 me Z Launcher1

Funksionet e tjera përfshijnë Wi-Fi, Bluetooth, Micro-USB 2.0 Jack me konektor Type-C. Pajisja do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, gri dhe ngjyrë alumini natyral.

Nga ana softuerike, N1 vjen me Android 5.0 Lollipop si dhe të lartëpërmendurin Z Launcher. Pajisja pritet të arrijë në Kinë në Shkurt të 2015, duke u përhapur më pas edhe në vende të tjera./itShqip

 

RELATED BY