Nokia prezenton dy telefona që kushtojnë vetëm 25 euro.

Kur Nokia paralajmëroi strategjinë e saj për të pushtuar tregun botëror, pavarësisht bashkepunimit me Microsoft për tregun e telefonave të mençur, ato si pjesë të dytë të strategjisë caktuan...

Kur Nokia paralajmëroi strategjinë e saj për të pushtuar tregun botëror, pavarësisht bashkepunimit me Microsoft për tregun e telefonave të mençur, ato si pjesë të dytë të strategjisë caktuan tregun mobil për vendet e zhvilluara. Siç thanë nga kompania Finlandeze, ky treg përmban një “tjetër miliardë përdorues”.

Nokia prezentoi dy modele 100 dhe 101 që do të kushtojnë 20, respektivisht 25 euro. 100 dhe 101 (kjo më përkujton një automobil nga ish.Jugosllavija Zastava 101 të cilat ishin te destinuar per masat.

Telefonat me te ri deri me tani, siq thote NOKIA, do te jen me SIM kartele te dyfishtë, do te posedojnë edhe FM radio, MP3 player dhe do të jenë në gjendje tu shtohet edhe 16 GB kartelë memorie micro SD. Do të jenë në ngjyrë të zezë dhe në atë të kuqe.

Dy modelet do të kenë qasje deri tek e ashtuquajtura Nokia Life Tools dhe Nokia Money (në Indi), të cilat janë shërbime të informacioneve për shëndetësinë, arsimimin, bujqësinë , për para dhe për argëtim./itshqip

 

RELATED BY