Nook Audiobook lansohet në Google Play Store

Nëse keni shikim të dobët, ose nuk keni kohë për të lexuar, një aplikacion i ri nga Barnes dhe Noble është krijuar përkatësisht për ju. Tani në Google Play...
Nook Audiobook

Nook Audiobook

Nëse keni shikim të dobët, ose nuk keni kohë për të lexuar, një aplikacion i ri nga Barnes dhe Noble është krijuar përkatësisht për ju. Tani në Google Play Store gjendet Nook Audiobooks, aplikacion që ju lejon të ndëgjoni libra që lexohen për ju nga telefonat apo tabletat me Android. Kjo është përfekte për personat që udhëtojnë për një kohë të gjatë. Ju mund të përdorni kohën edhe pas timonit tuaj duke ndëgjuar ndonjë libër që është duke u lexuar nga aplikacioni.

Aplikacioni është falas dhe kur ju të regjistroheni, Barnes dhe Noble ju lejojnë të zgjedhni deri në pesë libra që ju mund t’i ndëgjoni falas. Pesë librat që mund t’i zgjedhni ndërrohen pas çdo jave. Në rast se automjeti juaj mbështet Bluetooth, atëherë ju mund të ndëgjoni direkt një audiobook përmes zmadhuesve të makinës tuaj.

Përveç në Google Play Store, aplikacioni Nook Audiobook mund t’a gjeni edhe në Nook App Storefront./itShqip

nook-a1 nook-b2 nook-c3

 

RELATED BY