NSA: Sony ishte sulmuar nga Koreja Veriore

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka identifikuar Korenë Veriore si burim i sulmit të fundit në Sony Pictures Entertainment pas analizimit të softuerit të përdorur për sulm, tha Michael...

Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuteri të Sony Pictures

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka identifikuar Korenë Veriore si burim i sulmit të fundit në Sony Pictures Entertainment pas analizimit të softuerit të përdorur për sulm, tha Michael Rogers, drejtori admiral i NSA-së.

Duke folur në një konferencë për sigurinë kanadeze, Rogers shpjegoi që zbulimi ishte pjesë e përpjekjeve të agjencisë për të zhvilluar një softuer kundër sulmeve kibernetike.

“Më në fund kemi arritur të njohim mënyrën e sulmit që është përdorur kundër Sony-it,” tha Rogers, transmeton itshqip.com. “Që nga momenti kur virusi ishte dërguar nga Koreja Veriore deri në zyrat qendrore të Sony-it në Kaliforni, virusi kaloi në katër linja apo zona të ndryshme komanduese në ndërtesat në SHBA.”

Rrjeti i kompanisë Sony ishte sulmuar nga hakerët në muajin Nëntor, kur kompania përgatitje për të lëshuar filmin “The Interview,” një komedi që si temë ka atentatin ndaj liderit korean Kim Jong Un. Më pas, sulmi u shoqërua me lëshime online të filmave të pa publikuar si dhe e-mail adresa që turpëruan ekzekutivët dhe personalitetet e Hollivudit.

Rogers tha që sulmet kibernetike janë kërcënime ndryshe nga ato fizike që prej udhëtimit të tyre përtej kufijve gjeografikë, transmeton itshqip.com. Ai gjithashtu shtoi se kërcënimet kibernetike janë duke zbehur linjat ndërmjet sektorit privat dhe publik, nganjëherë duke nxitur edhe partneritete të reja të papritura.(ITshqip)

RELATED BY