Nvidia prezentoi Tegra 3, procesorin e parë quad-core për paisje mobile

Nvidia paraqiti procesorin e shumpritur Tegra 3, dhe procesorin e parë quad-core i projektuar eksluzivisht për paisje mobile. Sipas Nvidia, Tegra 3 do të mundësojë tri herë performansa më...

Nvidia paraqiti procesorin e shumpritur Tegra 3, dhe procesorin e parë quad-core i projektuar eksluzivisht për paisje mobile. Sipas Nvidia, Tegra 3 do të mundësojë tri herë performansa më të mira se gjenerata e fundit dual-core Tegra, me atë që do të përmisojë multitasking, ueb shfletuesin, si dhe performancën e aplikacioneve.

Tegra 3 debutimin e tij të parë do ta ketë tabletin Asus Eee Pad Transformer Prime, i cili në fakt është përmisim nga verzioni i Asus Eee Pad Transformer, me kamerë të përmisuar, më shum hapësirë pë rruajtjen e dokumenteve, si dhe kuptohet procesori Nvidia. Sipas Asus dhe Nvidia, procesori i ri Tegra 3 nuk do të harxhojë baterinë shpejtë, duke mundësuar deri në 12 orë video HD. Asus Eee Pad Transformer Prime pritet të shfaqet në treg diku para vitit të ri, kurse çmimi për këtë kompjuter tabletët do të sillet rreth 500 dollarë për verzionin me 32GB.

Sekreti për jetëgjatsin e baterisë qëndron në atë se Tegra 3, përveç katër procesorëve kryesor, plus përmban dhe një procesor i cili është dizajnuar të punojë në vend procesorëve tjerë të cilët punojnë dhe kryejnë punë të cilat nuk kërkojnë shum energji./itshqip

RELATED BY