Office 2013 përmban integrim të lehtë në Facebook dhe LinkedIn

Microsoft sot kumtoi se Office 2013 i ri do të përmbaj integrim më të lehtë për LinkedIn dhe Facebook brenda Outlook. Outlook Social Connector do të kyçë përdoruesit në...

Microsoft sot kumtoi se Office 2013 i ri do të përmbaj integrim më të lehtë për LinkedIn dhe Facebook brenda Outlook.

Outlook Social Connector do të kyçë përdoruesit në LinkedIn dhe Facebook pasi ata të kenë dhënë nofkën dhe fjalëkalimin – nuk kërkohet ndonjë shkarkim.

“Rrjetet sociale janë duke ristrukturuar mënyrën në të cilën ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë,” tha Ben Wilde, menaxher i programimit të Microsoft SharePoint në blogun e kompanisë.

Gjatë ndërtimit të funksioneve të reja të Office, Redmond mori mbresat nga klientët duke filluar nga kompani të mëdha deri tek studentët e kolegjit, tha Wilde, dhe të gjithë këta pajtohen se LinkedIn dhe Facebook janë dy rrjete shoqërore që ofrojnë lidhjen dhe bashkëpunimin më të mirë.

David Breger, menaxher prodhimi në LinkedIn përshëndeti këtë veprim në blogun e kompanisë.

“Kjo do të thotë se vetëm duhet të kyçeni me të dhënat tuaja në LinkedIn që menjëherë të filloni të shikoni informata të pasura profili, si fotot dhe aktivitetet në rrjetin LinkedIn të cilitdo person që u dërgon email,” shkruan Breger.

“Ne e dimë se shumica nga ju kaloni shumë orë tuaja profesionale duke punuar në email dhe besojmë se integrimi i Outlook Social Connector në Office të ri do t’u ndihmoj që të jeni edhe më efektiv dhe produktiv,” vazhdon ai.

Të dhënat e rrjetit shoqëror do të sinkronizohen me People Card nga Office. “Jo vetëm se mund të mësoj informatat mbi [kolegët dhe shokët] (duke përfshirë këtu edhe aktivitetet e tyre të mëparshme në mbarë rrjetin e tyre shoqëror, a janë të lirë apo të zënë, dhe ku është zyra e tyre), por aty për aty mund të filloj të komunikoj me ata,” shkruan Wilde.

RELATED BY