OneNote për Android

Pas iOS dhe Windows Phone, aplikacioni OneNote i Microsoft-it arriti edhe për platformën Android. OneNote është një aplikacion që ju lejon të përdorni dhe ruani të gjitha shënimet dhe...

Pas iOS dhe Windows Phone, aplikacioni OneNote i Microsoft-it arriti edhe për platformën Android. OneNote është një aplikacion që ju lejon të përdorni dhe ruani të gjitha shënimet dhe idetë tuaja.

Çdo gjë që ju shkruani në OneNote ngarkohet edhe në llogarinë tuaj në SkyDrive, e cila ju lejon të sinkronizoni të gjitha shënimet e OneNote nga desktopi juaj tek smartphonet, tabletët etj.

OneNote ofron këto karakteristika për Android: formatim teksti, fotografi, listat e renditjes, kapje e shpejtë e fotove, qasje të shpejtë në shënimet e ruajtura, sikronizim pa pagesë përmes SkyDrive vetëm me WiFi, qasje offline në shënimet tuaja, mbështetje të lidhjeve, dhe tryezën e redaktimit.

Aplikacioni OneNote mund të shkarkohet pa pagesë nga Android Market, ne të cilin mund të krijohen deri në 500 shënime. Ndërsa për 4.99 dollarë Microsoft ofron numër të pakufizuar të shënimeve./itshqip

RELATED BY