Oppo prezanton pajisje telefonike me perfomanca të “çmendura”

Nëse ende keni nevojë për piksela në foto atëherë Oppa ka krijuar një telefon të mençur i cili ofron mjaftueshëm. Pajisja telefonike e mençur kineze ka shpalosur pajisjen Find...

Oppo prezanton pajisje telefonike me perfomanca të  çmendura

Nëse ende keni nevojë për piksela në foto atëherë Oppa ka krijuar një telefon të mençur i cili ofron mjaftueshëm. Pajisja telefonike e mençur kineze ka shpalosur pajisjen Find 7, një telefon që shkrep foto deri në 50 mega-piksel. Përveq kësaj, ekrani i tij mbështet jo më pak se 3 milionë piksela.

Kjo pajisje me 50 mega-piksel kamerë, arrin të shkrep foto me rezolucion më të lartë se Nokia Lumia 1020, që në të vërtetë është vetëm një mashtrim softuerik pasi që sensori i pajisjes Find 7 është 13 mega-piksel, por në mënyrën Super Zoom arrinë të kap deri në 10 foto menjëherë. Më pas, kombinon katër fotot më të mira dhe krijon foton me 50 mega-piksel.

Kjo dredhi është përfshirë edhe në ekranin Quad HD me 5.5 inç. Megjithatë, Oppo nuk është krijuesi i telefonit të parë të mençur që ka  më shumë piksela sesa iPad, por Find 7 duket se do të jetë më tërheqës.

Find 7 ka procesor 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801, mund të incizoj video të kualitetit 4K dhe është i mbrojtur me Gorilla Glass 3. Po ashtu, ka 3GB RAM dhe 32GB hapsirë ( ka edhe vend për MicroSD ), dhe është në gjendje për tu konektuar me rrjetin e avancuar 4G LTE, ndërsa vjen me çmim prej 599 dollarë.

Nëse pajisja më lartë ka një çmim të lartë, atëherë këtu kemi edhe modelin tjetër i cili ka ekran të plotë HD, procesor 2.3GHz Snapdragon 800, 2GB RAM dhe 16GB hapsirë të akumulimit të të dhënave, ndërsa kushton 499 dollarë.

Kompania Oppo do fillojë shitjet e kësaj pajisje së pari në Kinë, por kompania mendon të bëjë një debutim global si në Indi, Evropë dhe Amerkën Veriore./itShqip

RELATED BY