Ora e mençur nga Samsung do quhet “Galaxy Gear”

Ora e mençur nga Samsung do quhet Galaxy Gear dhe do jetë pjesë ekzistuese e vargut Galaxy të kompanisë. Nuk ka shumë informata rreth kësaj ore të mençur nga...

Ora e mençur nga Samsung do quhet Galaxy Gear

Ora e mençur nga Samsung do quhet Galaxy Gear dhe do jetë pjesë ekzistuese e vargut Galaxy të kompanisë.

Nuk ka shumë informata rreth kësaj ore të mençur nga Samsung, por ka shumë gjasa se do përdor një version të modifikuar të sistemit operativ Android. Po ashtu, ka thashetheme se Galaxy Gear do lansohet zyrtarisht më 4 Shtator, pra një muaj më vonë.

Galaxy Gear do ofroj akses në internet, thirrje për të bërë, leximin e adresave dhe do jetë në gjendje të dërgojë mesazhe me tekst.

Me lansimin e kësaj pajisje më 4 Shtator, Samsung do fillojë një hap të ri duke tërhequr edhe mendjen e rivalitë të tij Apple, e cila pritet që zyrtarisht të lansoj orën e mençur gjatë viti.

Krijuesi i iPhone filloi regjistrimin e markës iWatch gjatë këtij viti duke aplikuar në vendet si Rusia dhe Japonia. Megjithatë, u kuptua se ajo ka regjistruar markën tregtare edhe në rajonet në SHBA dhe Evropë.

Ndërsa sa i përket pajisjes Galaxy Gear është interesante se nuk kërkon që të lidhet me pajisjen tuaj të mençur. Sidoqoftë për këtë pajisje nuk ka më shumë të dhëna të publikuara, por ITshqip do ju njoftoi rreth çdo lajmi të ri./itShqip

RELATED BY