Pajisjet me Firefox OS tërheqëse për përdoruesit

Dy pajisjet që janë duke përdorur sistemin operativ Firefox, ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire, janë lansuar të hënë dhe pritet të fillojnë shitjet në Spanjë. ZTE Open...

Mozilla Firefox OS ITshqip.COM

Dy pajisjet që janë duke përdorur sistemin operativ Firefox, ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire, janë lansuar të hënë dhe pritet të fillojnë shitjet në Spanjë.

ZTE Open është smartphone-i i parë që është në dispozicion në treg i cili është i bazuar në standardet e hapura në uebfaqe. Kjo do të thotë që çdo gjë në pajisje është duke punuar në shfletues, ndërsa janë disa aplikacione të ruajtura në këtë pajisje të cilat mund të punojnë edhe kur pajisja nuk është e kyqur me internet, por interneti është “shtylla kurrizore” e çdo veprimi në këtë pajisje.

” Ne nuk jemi duke synuar për të arritur shumë lartë për të rrëzuar edhe  kompanitë e  mëdha si Apple” tha Eich në konferencën e mbajtur të hënën. Mozilla nuk është duke shkuar pas atyre përdoruesëve që dëshirojnë pajisje me ekran të madh apo atyre të fuqishme, ajo po pretendon që konsumatorëve të saj t`i mundësoj komunikim me botën rreth tyre dhe t`i ofrojë më shumë veqori për ta arritur këtë.

Pajisjet së pari do jenë në dispozicion në Spanjë por së shpejti do zgjerojnë tregun edhe për në Shtetet e Bashkuara./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY