Pamjet e lëshuara të Samsung Galaxy S6 shfaqin 5 versione të ndryshme

Është thënë se mund të shohim më shumë se një version të telefonit të ardhshëm Samsung Glaxy S6, por tani duhet që ai numër është rritur në pesë modele...

Pamjet e lëshura të Samsung Galaxy S6 shfaqin 5 versione të ndryshme

Është thënë se mund të shohim më shumë se një version të telefonit të ardhshëm Samsung Glaxy S6, por tani duhet që ai numër është rritur në pesë modele të ndryshme.

Bazuar në fotot e lëshuara nga CNET Korea, Samsung është duke punuar në pesë varianta të ndryshëm për gjeneratën e ardhshme të telefonit të mençur kryesor të kompanisë, që do të debutohet më 1 Mars në Barcelonë, transmeton itShqip.com.

Pamjet e lëshura të Samsung Galaxy S6 shfaqin 5 versione të ndryshme1

Imazhet e lëshuara shfaqin pesë telefona të ndryshëm nga njëri tjetër për nga pamja, ku telefoni i parë që gjendet në anën e majtë mendohet të jetë versioni tradicional i Galaxy S6, ndërsa dy telefonat e parë nga ana e djathë supozohet të posedojnë ekran të kaluar të ngjashëm me Galaxy Note Edge.

Ndërkohë, dy versionet e tjera duket se bartin kopertina, të cilat mendohen se janë krijuar nga kompania e Koresë Jugore – Verus.

Prezantimi i pajisjes nga Samsung do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për kompaninë që synon të mposhtë rivalin Apple, i cili kohëve të fundit ka raportuar 74.5 milionë njësi të shitura. Ndryshe nga Apple, Samsung ka raportuar një rënie të shitjeve brenda tre mujorit të fundit të vitit të kaluar./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY