Pamjet e para të sistemit operativ iOS 8?

Gjenerata e ardhshme e sistemit opeartiv të kompanisë Apple, iOS 8, pritet të arrijë në Qershor me disa funksione të reja që thuhet se më shumë kanë të bëjnë...

RrjedhinPamjet e para të iOS 8

Gjenerata e ardhshme e sistemit opeartiv të kompanisë Apple, iOS 8, pritet të arrijë në Qershor me disa funksione të reja që thuhet se më shumë kanë të bëjnë me fitnes. Tani, disa foto që supozohet se janë të iOS 8, tregojnë aplikacione të reja që pritet të shtohen gjatë përditësimeve.

Bazuar në fotot e shpërndara në rrjetin social kinez, Weibo, Apple do të shtoj disa aplikacione në iOS 8 që aktualisht gjendet në OS X Mac, përfshirë aplikacionin Preview dhe TextEdit. Këto do ju ndihmojnë përdoruesve për hapjen e dosjeve që gjenden në iCloud.

Po ashtu, kemi edhe një aplikacion tjetër, Healthbook, që tregon për rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe nivelin e glukozes. Thashethemet po ashtu tregojnë se gjenerata e ardhshme e iPhone-it do të përfshijë disa sensor shtesë.

Gjithashtu, Apple është duke punuar në përditësimin e hartave që mendohet se do arrijnë në versionin e ardhshëm operativ iOS 8./itShqip

RELATED BY