Pamjet e reja të shfletuesit Spartan shfaqin një dizajn ndryshe

Dje ne ju treguam për raportin që shfaqte pamjet e para të shfletuesit në zhvillim Spartan, i cili pritet të jetë pjesë e sistemit operativ Windows 10 nga Microsoft....

Pamjet e reja të shfletuesit Spartan shfaqin një dizajn ndryshe

Dje ne ju treguam për raportin që shfaqte pamjet e para të shfletuesit në zhvillim Spartan, i cili pritet të jetë pjesë e sistemit operativ Windows 10 nga Microsoft. Sot janë lëshuar edhe disa pamje të reja që tregojnë një dizajn krejtësisht të ri me atë që ishte raportuar një ditë më parë.

Fatmirësisht këtë herë shfletuesi Spartan duket më shumë modern me një pamje që më shumë i ngjan shfletuesve Chrome dhe Firefox sesa Internet Explorer-it. Shfletuesi duket që posedon butonin “reading mode” që ju bënë më të lehtë leximin e faqeve (funksion i ngjashëm me atë të shfletuesit Safari).

itshqip spartan

Po ashtu, ikona për shpërndarje gjendet në këtë shfletues që ju mundëson dërgimin e një lidhje në rrjete sociale apo në e-mail adresë. Gjithashtu, shfletuesi Spartan nuk ka korniza anësore për t’u shtrirë nga një skaj në tjetrin.

Nga burimi që vijnë këto pamje thuhet se pamjet e shfaqura dje ishin falsë. Ndërsa për asistentin virtual Cortana mbetet ende e pa qartë se a do të jetë pjesë e shfletuesit, apo thjeshtë thashethemet tregojnë që ka marrur rrugën në shfletuesin Spartan./itShqip

RELATED BY