Paraqitet BlackBerry App Wolrd 3.0

Research in Motion paraqiti verzionin e 3 të shitorës online për aplikacione të paisjeve BlackBerry. Ndryshimi i parë që bjen në sy menjëherë porsa të vizitosh App World 3.0...

Research in Motion paraqiti verzionin e 3 të shitorës online për aplikacione të paisjeve BlackBerry.

Ndryshimi i parë që bjen në sy menjëherë porsa të vizitosh App World 3.0 është ekrani fillestar ku tani shfaqen banerat me aplikacionet më të njohura. Është lehtësuar kërkimi i aplikacioneve përmes kanaleve për Apps, Games dhe Themes, tani ka opsion edhe për shpërndarje të aplikacioneve të preferuara me shokët tuaj përmes Facebook, Twitter, BlackBerry Messenger, SMS dhe imejll.

Eshtë prezentuar edhe opsioni My Account i cili mundëson të menaxhohen BlackbBerry ID profilet përmes së cilës është lehtësuar edhe kontrolli i opsioneve për pagesë. My World opsioni mundëson të ndjeket statusi i aplikacioneve, ku jo vetëm që do të ndjeket se çfar është instaluar ose fshirë, por do të mund të kontrollohen edhe parapagesat e përmbajtjeve.

App World 3.0 është në dispozicion për të shkarkuar falas përmes paisjes mobile tek: www.blackberry.com/appworld/download

RELATED BY