Pas patentave, Samsung nga Apple “vjedh” edhe aktorët?

Lufta mes Samsung dhe Apple nuk ka të ndalur. Përderisa ende janë duke luftuar nëpër gjykata me padi të ndryshme, në ndërkohë nuk mund të qëndrojn pa vjedhur diçka...

Lufta mes Samsung dhe Apple nuk ka të ndalur. Përderisa ende janë duke luftuar nëpër gjykata me padi të ndryshme, në ndërkohë nuk mund të qëndrojn pa vjedhur diçka njëri-tjetrit. Këtë herë, Samsung “huazoi” aktorën ose vazjën e njejtë që shfaqet në reklamën e iPhone 4S.

Pas vjedhjes së patentave dhe kopjimeve të telefonave të Apple, Samsung këtë herë e gjeti vetën në qendër të kritikave të konsumatorëve dhe blogerëve të ndryshëm. Vajza e njejtë e cila shfaqet në reklamën e iPhone 4S, tani shfaqet edhe në reklamën për Galaxy 8.9 LTE. Ndoshta sepse në botë ka deficit për aktorë, si thoni juve!?

Kështu pra, vajza e njejtë e cila përdorë mundësit e iPhone 4S për fotografi dhe rregullimin tyre, në reklamën e Galaxy 8.9 LTE mund ta shikojm atë se si kënaqet duke lexuar, luajtur dhe shikuar filma në këtë tablet.

Pasi online komuniteti ngriti pluhur për këtë video reklamë, kompania nga Korea e Jugut Samsung e largoi të njejtën nga faqja e saj zyrtare në YouTube./itshqip

RELATED BY