Spotify është duke i detyruar përdoruesit e Android-it të shkarkojnë versionin më të ri të aplikacionit të tyre, pasi një përdorues ishte hakuar.
Spotify konfiromoi se sistemet e brendshme të kompanisë ishin të hakuara. Ata thanë se hetimi i brendshëm kishte gjetur shenja që informatat personale dhe financiare ishin komprometuar.
Sidoqoftë, kompania ka marrur hapat që ju kërkojnë përdoruesve të platformës në Android të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin aplikacionin.
Spotify është shërbimi më i madh për transmetimin e muzikave në Britani të Madhe. Kompania nuk ndan përdoruesit për nga territori, por ajo ka më shumë se 10 milionë abonentë me pagesë në mbarë botën.
Përditësimi i detyrueshëm i kompanisë vlen për gjithë përdoruesit, atyre me pagesë dhe falas.
Megjithatë, Spotify nuk ka sjellur përditësimet e aplikacionit tek platformat tjera pasi që ishte vetëm versioni për Android që ishte i prekur nga sulmi./itShqip