PayPal blen kompaninë card.io

PayPal, shërbimi i pagesave online kohët e fundit ka blerë card.io, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e teknologjive për njohjen e kartave të kreditit përmes kamerave...


PayPal, shërbimi i pagesave online kohët e fundit ka blerë card.io, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e teknologjive për njohjen e kartave të kreditit përmes kamerave të smartphone.

Në një njoftim, PayPal tregoi se ekipi i card.io do të bashkohet me ekipin e PayPal për të prodhuar produkte të reja në portofolin e vet dixhital. Megjithatë, detajet e marrëveshjes, duke përfshirë edhe shumën e paguar, nuk janë bërë të ditura për publikun. card.io filloi punën në Qershor të vitit të kaluar.

“Ne së pari u takuam me ekipin e card.io kur ne kemi qenë duke punuar në integrimin e teknologjisë së tyre në aplikacionin PayPal Here. Ata janë një ekip i pasionuar dhe i pavarur që pëlqejnë zgjedhjen e komplekseve dhe problemeve të mëdha, pastaj ne kemi kërkuar që ata të bashkohen me ekipin tonë,” tha Hill Ferguson, President i Produktit Global në PayPal./itshqip

RELATED BY