Pëdoruesit e iPhone4 tani mund ligjërisht të fitojnë Siri, por duhet të dinë se si

Apple ka lëshuar një verzion të ri të iOS, 5.0.1, me të cilën asistenti personal Siri nuk është më eksluziv vetëm për iPhone 4S. Tani Siri mund të aktivizohet...

Apple ka lëshuar një verzion të ri të iOS, 5.0.1, me të cilën asistenti personal Siri nuk është më eksluziv vetëm për iPhone 4S. Tani Siri mund të aktivizohet edhe në iPhone 4, cicëroi MuscleNerd një hakerë i njohur për paisjet me iOS.

Tek iOS 5.0.1 dosjet të cilat më parë ishin të enkriptuara dhe të cilat shërbenin për portin e Siri, tash më janë të hapura, që do të thotë legalisht mund të lexohet SIRI edhe në iPhone4.

Megjithatë për aktivizimin e Siri keni nevoj për qasje deri tek identifikatori unik i iPhone 4S dhe njohuri se si të bëhet e gjith procedura.

Ajo çfar është e rëndësishme për këtë, ndoshta lëshim nga Apple e cila mesiguri do të rregullohet, është se edhe njëher u dëshmua se Apple shum lehtë mund të lejojë të përdoret Siri në paisjet e vjetra me iOS. Arsyeja për këtë vendim nga Apple është e qartë. iPhone4S ka vetëm harduer të përmisuar nga paraardhësit e tijë, që nuk është ndonjë faktor që të blehen aq shum nga përdoruesit. Por, me Siri, iPhone 4S bëhet telefoni më cool në botë.

Nëse Apple vendos të mundësojë Siri-n edhe tek modelet më të vjetra, atëherë mund të pritet që të zbulohet ndonjë metod më të thjeshtë se si të bëhet aktivizimi i saj./itshqip

RELATED BY