Për 185 mijë dollarë domeni juaj do të mbarojë me emrin tuaj?

Trupi rregullator botëror për internet(ICAAN), do të ndryshojë tërësisht sistemin për emërimin e domenëve në internet. Vendimi fillestar, për reforma në emërimin e domenëve ishte miratuar vitin e kaluar,...

Trupi rregullator botëror për internet(ICAAN), do të ndryshojë tërësisht sistemin për emërimin e domenëve në internet.

Vendimi fillestar, për reforma në emërimin e domenëve ishte miratuar vitin e kaluar, kurse vendimi përfundimtar është arritur para dy ditësh në Singapor, me çka sistemi për emërimin e domenëve mund të filloj me ndryshimet.

Nga dje, korporatat, firmat, qytetet mund të zgjedhin ndonjë domen i cili do të përfundojë sipas dëshirës së regjistruesit. Për regjistrimin e këtyre domenëve të interesuarit mund të aplikojn deri më 12 prill.

Të drejtën për regjistrimin e domenit e kanë të gjith, kurse çmimi është 185 mijë dollarë.

Në vend të domeneve të deritanishëm si psh “.COM”, “.ORG”, ose “.GOV”, tani domenët mund të mbarojn me emrat e markave ose kompanive, si psh. “.pepsi”, “.apple”, “.toyota”, “.itshqip”, kurse Canon veç më ka rezeruar domenin “.canon”, përderisa kryetari i komunës së Londonit është i interesuar për domenin që mbaron me fjalët “.London”./itshqip

 

RELATED BY