Për herë të parë shiten 1 miliard pajisje të mençura brenda një viti

Për herë të parë në histori janë shitur një miliard pajisje të mençura brenda një viti. Bazuar në të dhënat nga IDC, shitësit e këtyre pajisjve kanë shitur një...

Për herë të parë shiten 1 miliard pajisje të mençura brenda një vitit

Për herë të parë në histori janë shitur një miliard pajisje të mençura brenda një viti.

Bazuar në të dhënat nga IDC, shitësit e këtyre pajisjve kanë shitur një miliard “smartphone” brenda vitit 2013, duke rritur shitjet për 38.4 përqind nga viti i kaluar, ku janë shitur 725.3 milion pajisje.

Së fundi, edhe fabletat kanë arritur një përqindje më të madhe sesa në vitin e kaluar, pra përqindja e tyre është rritur në 25 përqind këtë vit.

Është e qartë se Samsung është lider ndërkombtar gjatë vitit 2013, falë kërkesave të mëdha të pajisjeve si Galaxy S3, Galaxy S4 dhe Galaxy Note. Edhe pse Apple theu rekordin për shitjet më të mëdha gjatë katër mujorit të fundit, pasi lansoi iPhone 5S dhe 5C, kompania nuk arriti të prek majën por është njëri ndër shitësit kryesor gjatë vitit të kaluar. Huawei renditet e treta e ndjekur nga LG dhe Leonvo, të cilët nuk janë prezent në Amerikën Veriore apo në Evropën Perëndimore./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY