Përmes Youtube-s deri në një ekspoziturë ne Gugenhajm muzeun.

Gugenhajm në bashkpunim me Youtube fton të gjith artistët dhe entuziastët që deri 31 korrik të vendosin videot artistike të tyre tek Youtube.com/Play. Dy qind veprat më të mirra...

Gugenhajm në bashkpunim me Youtube fton të gjith artistët dhe entuziastët që deri 31 korrik të vendosin videot artistike të tyre tek Youtube.com/Play. Dy qind veprat më të mirra do të prezentohen në kanalin e Gugenhajm në Youtube, dhe më pas një grup ekspertesh të artit kuptohet do të bëjn përzgjedhjen e njëzet videove, të cilët do të prezentohen më pas në ekspozitat e njohura ne muzeumet e Gugenhajm-it, fillimisht në Nju Jork, dhe më pas në Bilbao, Venedik dhe Berlin.

“Gugenhajm është një muze i artit modernë dhe bashkëkohor, por mua gjithmon më ka pëlqyer të mendojë për të si një muzeum i risive.” thotë Nanski Spektor, kuratori kryesor i muzeut Gugenhajm në Nju Jork.

“Ky bashkpunim me Youtube na jep një mundesi për ti hulumtuar mediumet digjitale, për ti sjellë ato në muzeume, për ti parë se si do të funksionojnë, nese do funksionojnë kuptohet. Dhe normalisht përmes procesit të mësojmë më shumë për këtë fenomen, sepse deshirojmë të besojmë se arti është i ndryshueshëm.

Nëse keni një ide kreative, keni ende kohë për të shfrytezuar këtë mundësi, për të publikuar punen ose veprën tuaj në muzeun e famshëm Gugenhajm. Secili mund të merr pjesë. Më shumë për rregullat e këtij konkursi mund të lexoni këtu.

Video.

Categories
Lajme

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY