Përsëri luani “piratë” me Stallone!

Deri më 23.000 amerikanë presin paditë për shkak të shkarkimit të paligjshëm nga BitTorent të filmit “The Expendables”, regjisor i të cilit është aktori amerikan Silvester Stallone. Kjo gjithashtu...

Deri më 23.000 amerikanë presin paditë për shkak të shkarkimit të paligjshëm nga BitTorent të filmit “The Expendables”, regjisor i të cilit është aktori amerikan Silvester Stallone.

Kjo gjithashtu është dhe padia më e madhë e këtij lloji në SHBA, me peshë maksimale të mundshme deri më 3.45 miliardë dollarë.

Kopirajt grup(Copyright Group) mori leje nga gjykata që të mbledh informacionet personale të përdoruesve, të cilën në mënyrë ilegale kanë shkarkuan filmin, duke shfrytëzuar të dhënat që i posedojnë Internet ofruesit e tyre(ISP). Gjykata lejoi që të zbulohen emrat e tyre, adresat, numrat e telefonave dhe e-mail adresat, raporton Wired.

ISP-të, të cilat ofrojnë shërbime për lidhjen e përdoruesve në internet, do ti informojnë përdoruesit se të dhënat e tyre do të bëhen publike deri në fund të javës.

Secili nga 23.000 të pandehurit presin akuzë dhe dënim deri më 150 mijë dollarë, por pritet shumica e të pandehurve të dakordohen për një shumë më të vogël për shkelje të drejtave autoriale.

Është interesante fakti ku pothuajse 140.000 qytetarë amerikan ndodhen në gjyq për shkak të shkarkimeve të paligjshme të përmbajtjeve me ndihmën e BitTorent./itshqip

 

RELATED BY