Phone Insider paralajmëron versionin paraprak të Windows 10 për telefona

Një aplikacion që ndodhet në Windows Phone Store tregon se një pamje paraprake e versionit Windows 10 nga Microsoft për pajisjet telefonike që do të lëshohet së shpejti. Aplikacioni,...

Phone Insider tregon versionin paraprak të Windows 10 për telefona

Një aplikacion që ndodhet në Windows Phone Store tregon se një pamje paraprake e versionit Windows 10 nga Microsoft për pajisjet telefonike që do të lëshohet së shpejti. Aplikacioni, i quajtur Phone Insider, iu lejon atyre që janë të regjistruar në programin Windows Insider të shikojnë versionin e ri të Windows Phone të publikuar direkt nga kompania Microsoft. Megjithatë, duhet ta theksojmë se edhe nëse arrini të shkarkoni aplikacionin ju nuk mund të shkarkoni apo instaloni versionin paraprak të Windows 10 në pajisjen tuaj.

Microsoft tashmë ka sjellur aplikacionin Preview for Developers që iu kërkon përdoruesve të kenë një llogari aktive në Windows Phone Dev Center, një llogari në App Studio ose një pajisje të regjistruar si zhvillues. Aplikacioni iu lejon përdoruesve të sistemit operativ Windows Phone të instalojnë versionin paraprak të sistemit operativ nga Microsoft.

Përdorimi i aplikacionit Preview for Developers nuk jep garanci, çështje që nuk është problem me aplikacionin Phone Insider . Përveç kësaj, regjistrimi në programin Windows Insider iu lejon të dërgoni mendimet tuaja për versionin e paraprak të sistemit operativ që ju instaloni. Derisa kompani Microsoft nuk ka thënë ende asgjë që një pamje paraprake për versionin Windows 10 do të lëshohet për pajisje telefonike, shfaqja e aplikacionit Phone Insider është një shenjë që vërteton se një pamje paraprake e sistemit operativ të ardhshëm do të ofrohet për instalim nga kompania./itShqip

Phone Insider tregon versionin paraprak të Windows 10 për telefona1

RELATED BY