Piratët gjerman futen në parlamentin e Berlinit?

Partia gjermane Pirate, e themeluar në vitin 2006, për herë të parë në historinë e saj, siguroi vende parlamentare në qeverinë rajonale të Berlinit. “Piratët” fituan 8,9% të votave,...

Partia gjermane Pirate, e themeluar në vitin 2006, për herë të parë në historinë e saj, siguroi vende parlamentare në qeverinë rajonale të Berlinit. “Piratët” fituan 8,9% të votave, duke tejkaluar Demokratët e Lirë të cilët janë pjesë e kualicionit në partinë konzervative të Angela Merkel. Kjo fitore paraqet një bazë të shkëlqyer për Partinë Pirate për tu kandituar në nivel kombëtar.

Partia e Piratëve arriti të fitojë vende parlamentare përshkak të politikave të tyre për më shumë të drejta civile, si dhe përshkak të fushatës relaksuese, kurse sipas Der Speigel madje edhe festimi ishte karakteristik për ta, duke u zbavitur nëpër diskoteka, duke pirë marihuanë dhe birra, deri sa mysafirët bënin sanduiçe. Poashtu lideri i partisë Pirate, Sebastijan Nerc, para televizionit tha se ky moment historik është “kull”.

Në programin kryesor të Partisë Pirate qëndron se do të përkushtohen për transport publik falas që do të finansohet nga taksat, internet wireless falas për të gjithë, mbrojtje më të mirë të të dhënave, legalizimin e marihuanës, si dhe trasparencë duke u mundësuar të gjithve të dhënat shtetërore të jenë në dispozicion për gjithë qytetarët.

Partia Gjermane Pirate gjithashtu përkushtohet për dobësimin e të drejtave autoriale, dhe me të të bëjë që përmbajtjet e ndryshme të jenë më të disponueshme për përdoruesit në internet. Sipas Sebastijan Nerc në një intevistë për Deutschlandfunk, Partia Pirate do të punojë për të drejtat themelore qytetare të cilat politika aktuale plotësisht i ka lënë pas dore në mënyrë drastike./itshqip

 

RELATED BY