PlayStation 4 do fillojë shitjet më 15 Nëntor

Gjenerata e ardhshme nga Sony, PlayStation 4, do dalë në shitje në Amerikën Veriore më 15 Nëntor.  Sony njoftoi në konferencën e saj për Gamescom të martën duke shtuar...

PlayStation do fillojë shitjet më 15 Nëntor

Gjenerata e ardhshme nga Sony, PlayStation 4, do dalë në shitje në Amerikën Veriore më 15 Nëntor.  Sony njoftoi në konferencën e saj për Gamescom të martën duke shtuar se kjo gjeneratë brenda datës 29 Nëntor do jetë në dispozicion edhe në Evropë.

PlayStation 4 do kushtojë 399 dollarë, një çmim i cili u bë i ditur nga E3 në Qershor të këtij viti.

Shefi i Sony-it, Andrew House njoftoi se PlayStation 4 deri tani ka arritur një milionë porosi. Po ashtu, Play Station tashmë është i shitur tek disa dyqne duke përfshirë edhe dyqnin Amazon, i cili tha se nuk mund të garantojë shpërndarjen e pajisjes brenda një dite në këtë pozitë.

Rivali i tij, Xbox One, pritet të debutohet gjatë muajit Nëntor, por Microsoft ende nuk ka lëshuar ndonjë datë rreth lanismit të kësaj pajisje./itShqip

RELATED BY