PlayStation Network sulmohet përsëri

Rrjeti PlayStation (PSN) i kompanisë Sony ishte jashtë linjave gjatë vikendit, kryesisht gjatë ndeshjes të së dielës Super Bowl XLIX. “Jemi informuar që disa përdorues kanë problem me kyçje...

PlayStation Network sulmohet përsëri1Rrjeti PlayStation (PSN) i kompanisë Sony ishte jashtë linjave gjatë vikendit, kryesisht gjatë ndeshjes të së dielës Super Bowl XLIX.

“Jemi informuar që disa përdorues kanë problem me kyçje në PSN,” shkroi PlayStation në një cicërimë, transmeton itShqip.com. “Inxhinierët janë duke hulumtuar rastin. Ne do të iu mbajmë të informuar.”

Më pas, në llogarinë e rrjetit PlayStation u postua se shërbimi i tyre ‘është duke u restauruar.’ Pra, nuk kaloi kohë e gjatë dhe shërbimi u kthye përsëri online.

Kjo sigurisht që nuk është hera e parë që PSN ka lënë lojtarët në ‘befasi.’ Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë Krishtlindjeve, ku kompania Sony gjeti vetën të bllokuar. Po ashtu, edhe Xbox Live nga Microsoft ishte objektiv i hakerëve të grupit Lizard Squad./itShqip

RELATED BY