PlayStation Store sulmohet nga një grup hakerësh

Një grup hakerësh ka marrur përgjegjësi për sulmin e dyqanit online të Sony PlayStation që është rrëzuar të Hënën. Vizitorët e uebfaqes janë mirëpritur me një mesazh që thotë...

Sony PlayStation sulmohet nga një grup hakerësh

Një grup hakerësh ka marrur përgjegjësi për sulmin e dyqanit online të Sony PlayStation që është rrëzuar të Hënën.

Vizitorët e uebfaqes janë mirëpritur me një mesazh që thotë “Faqja nuk është gjetur! Nuk është problemi juaj, është faji i internetit”, transmeton ITshqip. Një grup hakerësh të quajtur “Lizard Squad” kanë treguar për këtë sulm duke postuar një status në Twitter “PSN Login #offline #LizardSquad”.

Një film Japonez nga studiot e Hollivudit ishte hakuar brenda muajit të kaluar duke u lëshuar online së bashku me disa informata të fshehta përfshirë edhe pagat e aktorëve.

Rrjeti i Sony Entertainment është përgjigjur në një post duke thënë se janë të informuar për këtë çështje pasi që përdoruesit kanë arritur të lidhen në rrjetin e PlayStation. Kjo përçarje vjen vetëm disa ditë pas festimit të 20 vjetorit të konsolës Play Station.

Ndërkohë, ndërprerja e rrjetit të PlayStation është ndjekur edhe nga rrjeti Microsoft Xbox, që ishte rrëzuar të paktën një ditë. Po ashtu, edhe ky sulm është kryer nga Lizard Squad.

Rrjeti Xbox është goditur me një DDOS, që ka dërguar sistemin në mbingarkesë duke ndaluar përdoruesit të kyçen në uebfaqe. Grupi i hakerëve tha se sulmi në Xbox ishte një “dozë e vogël” nga ajo që duhej të bënim gjatë sezonit të Krishtëlindjeve.

Lizard Squad në të kaluarën kanë marrur përgjithësi edhe për sulme të kompanive të mëdha si EA Games dhe Destiny./itShqip

RELATED BY