Policia kontrollon shtepin e redaktorit te Gizmodo

Policia ka bastisur shtëpinë e redaktorit të Gizmodo dhe ka konfiskuar rreth katër kompjuterë dhe dy servera. Siç duket prototipi i iPhone 4G nga Apple është bër një makth...

Policia ka bastisur shtëpinë e redaktorit të Gizmodo dhe ka konfiskuar rreth katër kompjuterë dhe dy servera.

Siç duket prototipi i iPhone 4G nga Apple është bër një makth i keq për Gawker Media, pasi autoritetet policore kanë bastisur shtëpin e redaktorit nga Gizmodo – Jason Chen. Sipas Associated Press,autoritetet policore kanë konfiskuar kompjuterë, kamera digjitale, telefonin tij celular, dhe shumë sende të tjera elektronike në lidhje me një krim të mundshëm që ka të bëj me “prototipin e humbur”. Autoritetet gjithashtu kanë marrur edhe informacionin nga banka se ku osht përdorur kredit kartela e redaktorit.

Mandati i kontrollit,është lëshuar nga një gjykatës i Gjykatës supreme në San Mateo, dhe gjykatësi pretendon se pajisjet në pronësi të Jason Chen mund të kenë qenë përdorur në një krim. Megjithatë Denton Nick nga Gawker Media beson se ligji që mbron dhe lejon gazetarët të përdorin burime anonime ose materiale të pabotuara gjatë një kërkimi, vlen edhe për Jason Chen.

Por lind pyetja: Se ata që shkruajnë online, a janë vërtet gazetar apo janë thjesht njerëz që shkruajn në faqe interneti? “Kjo mbetet të shihet” – tha Denton Nick për Associated Press.

Categories
Lajme
2 Comments on this post.
  • Dardan Beqaj
    27 April 2010 at 15:26
    Leave a Reply

    Para ca dite lexova , qe kishte fotografuar iPhone 4G/HD te riun , ndoshta kane frike Apple se do te keqperdrohet nga falsifikuesit , qe nditve sotit i kemi Kinezt Number One per falsifikime :D

  • Egzon
    29 April 2010 at 16:14
    Leave a Reply

    Pajtohem me ty Dardan :)

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY