Pornografia edhe zyrtarisht fitoi domenin .xxx

Trupi ndërkombëtar përgjegjëse për domenet e internetit ICANN, zyrtarisht pas shum vitesh diskutime, kanë miratuar domenin top-level .xxx që të përdoret për faqe me përmbajtje pornografike. Një prej arsyeve...

Trupi ndërkombëtar përgjegjëse për domenet e internetit ICANN, zyrtarisht pas shum vitesh diskutime, kanë miratuar domenin top-level .xxx që të përdoret për faqe me përmbajtje pornografike.

Një prej arsyeve pse është miratuar ky domen është sepse në të kaluarën pornografia është përdorur si kurth për mashtrime dhe përhapjen e softuerëve maliciozë. Për këtë arsye ICANN do të regullojë .xxx domenin, përkatësisht do të egzistojë proces për aplikim dhe miratim të domenit. Përveç mashtrimeve, me regulimin do të bllokohet edhe pornografia e fëmijëve.

Me krijimin e domenit .xxx egzistonte një frikë se do të shkelet liria e fjalës, dhe se izolohet përmbajtja seksuale e faqes dhe me këtë egziston mundësia që faqet pornografike plotësisht të bllokohen thjesht duke bllokuar .xxx domenin.

Por, ICANN nuk do të detyrojë faqet me përmbajtje seksuale të përdorin .xxx domenin, dhe kjo do të mbetet një vendim vullnetar, ashtu që shumica e faqeve XXX do të mbajnë domenet e tyre .com që i kanë pasur edhe më herët.

Pritet që shitjet e .xxx domeneve të fillojë këtë verë./itshqip.com

RELATED BY