Pothuajse 30% e videove në Youtube janë transferuar në WebM

Të gjitha videot e reja të ngarkuara në Youtube, si dhe pothuajse 30% nga gjith video biblioteka, tani janë transkoduar në WebM, format për media e lirë për ueb...

Të gjitha videot e reja të ngarkuara në Youtube, si dhe pothuajse 30% nga gjith video biblioteka, tani janë transkoduar në WebM, format për media e lirë për ueb video dhe audio.

“Sinqeriteti do ti lejojë gjithkujt të pasuronë formatin dhe integrimet e saja, duke rezultuar kështu me përvojë më të mirë për ju për një periudhë të gjatë. Si jemi duke punuar për ti transkoduar shumicën e videove në WebM, shpresojmë të reduktojmë mospërputhjet teknike të cilat ju ndalojnë të kyqeni tek videot deri sa pasuroni video pejsazhet në total.”, thotë Youtube në blogun e tij.

Ky ndryshim është pjesë e betejës, se cili kodek duhet të përdoret për HTML5 videot, e cila ka filluar tashmë një kohë të gjatë. Disa kompani të caktuara, si Apple dhe Microsoft janë duke forsuar H.264 kodeksin për të cilën paguhet licencë, ndërsa Google, së bashku me Mozilla, Opera dhe disa kompani tjera preferojnë WebM video kodeksin e cila është pa pagesë dhe e lirë. Duke pasur parasysh se në Youtube shikohet pothuajse 50% nga gjith videot në UEB, Google padyshim që ka përparsinë këtu. Por… tani për tani, do të mbetet edhe mbështetja për H.264.

“Për të ruajtur qëllimin tonë që videot të jenë në dispozicon universalisht, do të vazhdojmë të mbështesim H.264 kodeksin si një prej kodekseve më me ndikim në Youtube për video”

Momentalisht janë duke u bërë eksperimente për HTML5 në Youtube./itshqip

RELATED BY