PowerOffHijack.A, virusi që iu përgjon edhe pasi të fikni telefonin tuaj

Një virus i veçantë në platformën mobile Android mund të bëjë thirrje apo të shkrep foto edhe pasi ju të fikni pajisjen tuaj, shkruan kompania hulumtuese AVG. Për të...

Android phone

Një virus i veçantë në platformën mobile Android mund të bëjë thirrje apo të shkrep foto edhe pasi ju të fikni pajisjen tuaj, shkruan kompania hulumtuese AVG.

Për të arritur këtë, ky virus rrëmben procesin për fikje tek telefonat duke e bërë pajisjen tuaj me Android të shtiret sikur është i fikur. Pra, mund të shihni animacionet, ekranin tërësisht të zi, por në të vërtetë telefoni juaj është ende në funksion.

Në këtë gjendje, virusi mund të përdor telefonin tuaj për të dërguar mesazhe, regjistruar thirrje apo shkrepur foto, duke e bërë telefonin tuaj një pajisje përgjuese.

AVG ka postuar në faqen e saj një pjesë të kodit që shfaq disa nga funksionet e këtij virusi, të cilin kompania e ka quajtur Android/PowerOffHijack.A. Bazuar në kompaninë, virusi mund të infektojë pajisjet që përdorin versionet që gjenden prapa Android 5.0 Lollipop, transmeton ITshqip.com.

Një zëdhënës i kompanisë ka treguar që deri tani janë infektuar mbi 10.000 pajisje, ku shumica prej tyre janë në Kinë, vend në të cilin ky virus ka qenë për herë të parë prezent.

Versioni i fundit i programit kundër viruseve të kompanisë AVG mund ta zbulojë këtë virus, por kompania ende këshillon përdoruesit të largojnë baterinë nga telefoni i tyre për t’u siguruar që pajisja e tyre është e fikur.(ITshqip)

RELATED BY