Predator AG7750: Kompjuterë i ri nga Acer

Pa dyshim se për lojërat kompjuterike nevoiten kompjuterë më të avancuar se sa kompjuterët normal që i keni në shtëpitë tuaja. E gjithë kjo pasi kohë pas kohe dalin...

Pa dyshim se për lojërat kompjuterike nevoiten kompjuterë më të avancuar se sa kompjuterët normal që i keni në shtëpitë tuaja. E gjithë kjo pasi kohë pas kohe dalin lojëra të reja që kërkojnë kompjuterë më të fuqishëm, prandaj edhe kompanitë e ndryshme botërore lansojnë kompjuterë të fuqishëm pikërisht dedikuar pasionuarve të lojërave kompjuterike.

Kësaj radhe do ju prezantojmë kompjuterin e quajtur Predator AG7750 që ende nuk dihet çmimi apo data e hedhjes në treg, por nëse keni bërë plane për të blerë një kompjuterë të fuqishëm për të luajtur lojërat më të reja kompjuterike atëher ky kompjuterë është pikërisht ai që ju duhet.

Predator AG7750 vjenë me procesorë Intel Core i7 930 2.8GHz, njërin nga procesorët më të fuqishëm që gjendet në tregun momental. Gjithmonë kur bie fjala tek lojërat kompjuterike paisja e parë që përmendet është kartela grafike dhe Predator AG775 vjenë me kartelë grafike tepër të fuqishme NVIDIA GeForce GTX 470 por edhe nese nuk jeni të kënaqur me këtë, atëherë keni dhe dy porta tjera për vendosjen e ndonjë kartele grafike tjetër.

Ky kompjuterë vjen me kapacitet të RAM memories prej 12GB DDR 3 dhe me kapacitet të hardiskut prej 1.5 TB.

RELATED BY