Presidenti i Paypal, Scott Thompson – drejtor i ri në Yahoo!

Yahoo! më në fund emëroi drejtor egzekutiv. Bëhet fjalë për presidentin aktual të Paypal, Scott Thompson, tha kompania të mërkurën. Vendi për drejtor egzekutiv(CEO) në Yahoo! ishte i lirë...

Yahoo! më në fund emëroi drejtor egzekutiv. Bëhet fjalë për presidentin aktual të Paypal, Scott Thompson, tha kompania të mërkurën.

Vendi për drejtor egzekutiv(CEO) në Yahoo! ishte i lirë që nga shtatori, pasi që ishte shkarkuar Carol Bartz nga kjo kompani.

Thompson në Yahoo! vjen nga PayPal ku në vitin 2008 kishte postin e Presidentit të kompanis, ku më pas nën udhëheqjen e tij kjo kompani shënoi rritje të të ardhurave rekorde dhe përparim të madh, deklaruan nga Yahoo!.

Thompson do të jetë drejtori i katërt i kompanis për më pak se 5 vite, kurse detyra e tij nuk do të jetë aspak e lehtë duke marr parasysh faktin se Yahoo! tash më disa vite është duke luftuar për të qëndruar në treg.

Thompson e mori nën udhëheqje këtë kompanin në një kohë të vështir dhe të pasigurt. Me sa duket disa kompani, “private equity” janë të interesuar për të blerë një pjesë të vogël të Yahoo!, kurse Microsoft me Yahoo! kanë nënshkruar marrëveshje “besimi” me qëllim që të ketë qasje deri tek të dhënat finansiare të kompanisë.

Ishte Microsoft i cili në vitin 2008, tentoi ta blejë Yahoo!, me një çmim prej 44 milijardë dollar, por kompania atëherë nuk e pranoi këtë ofertë./itshqip

 

RELATED BY